Promovohet vepra “Amazonat e UÇK-së” e autores Fatvera Jonuzaj

16 qershor 2026 | 00:51

Në ambientet e Fakultetit Filozofik u promovua vepra “Amazonat e UÇK-së”, e autores Fatvera Jonuzaj, historiane dhe studiuese e filozofisë.

Nën moderimin e Arbana Qeriqit, aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të prodekanit të Fakultetit Filozofik, prof. dr. Arsim Sinani. Më pas, vlerësime për veprën dhanë recenzenti i librit, prof. dr. Blerim Latifi, aktivistja e çështjes kombëtare, znj. Flora Brovina, si dhe redaktori shkencor i veprës, ass. Dren Brahimaj.

Libri përfshin shtatëmbëdhjetë intervista autentike me luftëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke sjellë dëshmi të rëndësishme mbi kontributin dhe sakrificën e grave në luftën çlirimtare.

Promovimi u përmbyll me fjalën falënderuese të autores së re dhe të talentuar, Fatvera Jonuzaj.

Fakulteti Filozofik mbetet i përkushtuar në mbështetjen e studentëve dhe promovimin e angazhimit të tyre në veprimtari shkencore, hulumtuese dhe botuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesën për masë të…