Pronarët e autoshkollave duan rritjen e çmimit, nga 250 në 400 €uro

17 prill 2022 | 21:18

Pas shtrenjtimit të  derivateve të naftës së fundmi po paralajmërohet edhe ngritja e çmimit për regjistrimin e autoshkollës.

Kreu i Federatës së Autoshkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli tha për Klan Kosova se tarifat prej 250 eurosh për një kandidat janë të vendosura në kohën kur litri i naftës ishte 80 cent, dhe me çmimet e tanishme nuk po mund të mbijetojnë.

Sipas tij, normale do të ishte që çmimi i regjistrimit të bëhej 350 deri në 400 euro.

Qytetarët mendojnë se krahas standardit të jetës në Kosovë, shtrenjtimi  edhe i autoshkollave do të ishte rëndues për jetën e tyre.

Kjo çështje do të diskutohet e vendohet në koordinim të autoshkollave bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës si organ mbikëqyrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Studentëve ka ofruar zgjidhje për shujtat e syfyrit…