Pronari i kompanisë “Lindi doors” dhuron katër bursa për studentët e Skenderajt

09 shtator 2020 | 13:36

Pronari i kompanisë “Lindi doors”, Enver Mulaj, ka dhuruar katër bursa për studentët e Komunës së Skenderajt, në vlerë prej 300 euro për secilin prej tyre.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në emër të studentëve ka falënderuar donatorin Mulaj për përkrahjen dhënë studentëve të Komunës së Skenderajt. “Mirëpresim dhe vlerësojmë lartë kontributin dhe humanitetin e secilit donator”, ka thënë Jashari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Sarajevë pritet të debatohet për njohjen e Kosovës dhe…