Pronari i “Zhitia Tours” demanton lajmin për aksident të rëndë në Serbi: Autobusi ishte pa pasagjerë

23 korrik 2025 | 09:53

U raportua mëngjesin e sotëm për një aksident të rëndë të një autobusi kosovar në Serbi. Madje, u tha se në këtë aksident ka edhe të vdekur,

Por krejt këto i ka demantuar pronari i kompanisë “Zhitia Tours”, Gazmend Zhitia.

Sipas tij autobusi që po udhëtonte nga Kosova ishte pa udhëtarë dhe aksidenti ishte tepër i lehtë dhe pa dëme.

“Nuk është e vërtetë. Ka ndodh një miniaksident nëse mund ta quaj. Është prishur vetëm pjesa e përparme mbrojtëse e autobusit. Në momentin e aksidentit brenda ishin vetëm dy shoferët që po shkonin për t’i marrë pasagjerët”, ka thënë Zhitia

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në fshatin Qeli afër Krushevcit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-diplomati Sylë Ukshini tha mbrëmë se Serbia po vazhdon të…