Pronari vdes bashkë me fjalëkalimin, klientët humbin miliona

12 shkurt 2019 | 11:23

Më shumë se 100 mijë klientë humbën rreth 190 milionë dollarë pasi pronari i kompanisë kanadeze, që merrej me monedha kriptike virtuale, humbi jetën papritur dhe nuk pati mundësi të udhëzonte dikë për fjalëkalimin.

Vejusha e të ndjerit Gerald Cotten ka pohuar për Gjykatën e Lartë të Nova Skotias, në Kanada, që ajo e pranon se kompania Quadriga u detyrohet klientëve rreth 190 milionë dollarë, por ajo nuk mund ta hapë dot llogarinë e të shoqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një dëmtim në dorë bëri që Manuel Neueri të mos…