Protesta e 1 tetorit e ‘97-s ia ktheu popullit shpresën dhe besimin

01 tetor 2019 | 09:36

Protagonistët e protestës studentore të 1 tetorit të vitit 1997 e kanë vlerësuar këtë ngjarje shumë të rëndësishme në historinë më të re të Kosovës.

Në 22-vjetorin e kësaj proteste ish-drejtuesit e Lëvizjes Studentore të ’97-s dhe historianët kanë thënë se kjo ngjarje dinamizojë jetën politike në Kosovë dhe i dha fund lëvizjes paqësore, shkruan “Epoka e re”.

Ish-kryetari i Lëvizjes Studentore, Bujar Dugolli, ka thënë se brezi studentor i ’97-s ka arritur qëllimin, duke ngritur një popull të tërë të pasivizuar e të pashpresë.

Ndërsa Driton Lajçi, një nga drejtuesit e Lëvizjes Studentore, 22-vjetorin e kësaj proteste ua ka dedikuar diplomatëve amerikanë të cilët i kanë dhënë mbështetje të madhe kësaj proteste. Këtë përvjetor ai e ka ndërlidhur me fillimin e dhënies së shërbimeve konsullore në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Edhe historiani dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, ka thënë se ndikimi i kësaj proteste në rrjedhat politike ishte i madh.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…