Protesta e gastronomve, i dorëzojnë çelësat para qeverisë për shkak të kufizimeve

27 korrik 2020 | 12:31

Pronarë të lokaleve të gastronomisë nga e gjithë Kosova kanë protestuar në Prishtinë.

Kjo protestë ka ardhur si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të qeverisë që nuk i lejon të punojnë pas orës 21:00.

“Sot jemi të sëmurë ekonomikisht dhe sot paguajmë taksa, diçka nuk po shkon, sot është aksion po ja japim çelësin tonë, se ju me vendimet e juaja na e keni qit neve çelësin, po presim përkrahje për atë që ne kemi investuar që 20 vjet, edhe ne kemi familje edhe ne kemi prindër nuk duam që ta çojmë virusin në shtëpi. Nëse keni dyshime për rolin e gastronomisë në shoqëri, po ju themi që kur ne s’jemi mirë nuk janë mirë edhe biznese tjera. Ju bëj thirrje qeverisë, kaloni buxhetin tregoni veten sepse është koha e fundit me i ndihmuar bizneset. Kërkesa është subvencion i pagave, mbulim i qirasë, riprogramim i kredive dhe ulje e TVSh-së edhe për sallat e dasmat e diskotekat kërkojmë rimbursim financiar, nëse nuk reagoni sot një javë jemi prapë këtu, ju nuk po jepni përgjegjësi morale”, kanë thënë nga Shoqata e Gastronomisë gjatë protestës para medieve.

Gastronomët në shenjë simbolike kanë filluar t’i dorëzojnë çelësat e lokaleve para qeverisë.

Ata vazhdimisht po bëjnë thirrje se janë në prag të falimentimit dhe se po punojnë me vetëm 20 për qind të kapaciteteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia për Luftë Kundër Korrupsionit në Serbi ka hapur procedurë…