Protesta e PD-së, policia bllokon disa nga rrugët kryesore të qytetit

08 janar 2022 | 12:41

Protesta e ish-liderit demokrat Sali Berisha dhe mbështetësve të tij ka nisur me trazira dhe përplasje në ambientet e selisë blu.

Për të shmangur incidentet, Policia njofton devijimin e trafikut dhe bllokimin e disa segmenteve rrugore.

Segmentet rrugore që tashmë janë  të bllokuara:

– Rruga nga Toptani deri te Parlamenti

– Rruga “George W. Bush”

– Bulevardi Zhan D’Ark

Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sali Berisha është duke udhëhequr protestën para selisë së Partisë…