
Protesta e PSD-së përmes fotove kundër vizitës së Trendafilovës dhe kundër Speciales
29 nëntor 2023
| 17:06
Partia Socialdemokrate (PSD) ka protestuar sot kundër vizitës në Kosovë të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke hedhur bomba tymuese që krijuan tym të madh të zi pranë hotelit “Sirius” në Prishtinë, ku ajo po mbante takim me shoqërinë civile.
Sipas PSD-së, Policia e Kosovës gjatë protestës i arrestoi gjashtë anëtarë të saj, përfshirë edhe kryetarin e saj, Dardan Molliqaj.
Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “UÇK-ja është përpjekja për liri”, dhe “Trendafilova out”, si dhe brohoritën “Poshtë Gjykata Speciale”.