Protesta e studentëve shqiptarë për gjuhën, Fejza: Qëndroni të bashkuar

17 maj 2026 | 15:28

Këngëtarja Shkurte Fejza, ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një videoje të publikuar në “Facebook”, ajo ka thënë se gjuha shqipe është identitet dhe e drejtë themelore.

“Zëri juaj për gjuhën shqipe është zë për dinjitet, identitet dhe të drejtë njerëzore”.

“Ju mbështesë me zemër në kërkesën tuaj, që gjuha shqipe të trajtohet me barazi. Rinia gjithmonë ka qenë forca që ka lëviz historinë përpara, prandaj qëndroni të bashkuar, të qetë, dinjitoz në protestën tuaj. Ai që punon për vendin e vet është i bekuar nga Zoti”, ka thënë Fejza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është shpallur futbollist i ndeshjes…