Rrahmani shpallet lojtar i ndeshjes
17 maj 2026
| 15:26
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është shpallur futbollist i ndeshjes në fitoren e Napolit me rezultat 3:0 kundër Pisas.
Rrahmani sipas faqes së njohur “Sofa Score”, është vlerësuar me notën 9.3.
Ai ka realizuar po ashtu edhe një gol në minutën e 27-të.
Skuadra e Antonio Contes, nuk ka arritur këtë edicion ta mbrojë titullin, pasi fituesi i Scudettos këtë sezon është Interi.




