Protesta, e vetmja rrugë për ta kundërshtuar pushtetin

25 shtator 2018 | 23:07

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu, ka treguar arsyen pse më 29 shtator do të jetë pjesë e protestës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka thënë se është nevojë urgjente për mobilizim qytetar kundër të keqes që ka kapluar çdo pore të shoqërisë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Sejdiu ka thënë se protesta ka mbetur i vetmi institucion kushtetues në dispozicion për qytetarët dhe opozitën.

“Këtë protestë nuk e shoh si iniciativë të një subjekti politik, por si një mobilizim qytetar kundër të keqes”, ka deklaruar Sejdiu, i cili ka treguar se është duke shtyrë përpara idenë e bashkimit opozitar dhe krijimit të një aleance të kësaj opozite me qytetarët, për ta luftuar të keqen.

“Besoj se kemi afrim dhe koordinim të pozicioneve në mes të grupeve parlamentare opozitare, veçanërisht LDK-së dhe LV-së, përfshirë këtu edhe mua”, është shprehur deputeti Sejdiu.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së mërkurës të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur…