
Protesta kundër Speciales, Ali Ahmeti rrugës për në Prishtinë: Liria nuk gjykohet. Liria mbrohet
07 gusht 2025
| 15:44
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, është nisur rrugës për në Prishtinë ku edhe do të marrë pjesë në protestën kundër Speciales.
Ahmeti do t’ju drejtohet të pranishmëve edhe me një fjalë rasti.
Sekretari i BDI-së, Faton Ahmeti, ka publikuar një foto bashkë edhe me ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
“Sot nuk ka kufij mes nesh. Sot jemi një, në mbrojtje të atyre që na sollën lirinë. Liria nuk gjykohet. Liria mbrohet”, ka shkruar ai në “Facebook”.