Protesta në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe, flamuri i UÇK-së shfaqet para Ambasadës së Maqedonisë
05 qershor 2026
| 14:53
Ka filluar protesta e studentëve në Prishtinë, para objekti të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut.
Protesta në fjalë është thirrur nga organizata studentore UDS në bashkëpunim me Parlamentin Studentor.
Protesta ka nisur në ora 14:00.
Kjo protestë sipas organizatorëve është organizuar për t’i mbështetur protestat e studentëve për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.








