Protesta për çlirimtarët në Kroaci, Çollaku: Më 16 shtator i presim në Kosovë

02 korrik 2026 | 00:25

Më 5 korrik nga ora 18:00 do të mbahet protestë në Kroaci, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ish-ushtaraku, Esat Çollaku në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, deklaroi se në këtë protestë pret numër të kënaqshëm të pjesëmarrësve, si shqiptarë ashtu edhe kroatë, transmeton Klankosova.tv.

“Unë pres një numër, ndoshta jo aq të madh sa ka qenë në Shkup dhe në Tiranë, por megjithatë pres një numër të mirë të shqiptarëve dhe të kroatëve së bashku, që të jetë i kënaqshëm për të gjithë ne dhe për gjithë këtë mundim që e kanë bërë organizatorët, edhe ne tani që jemi involvuar drejtpërdrejt në organizim”, tha ai në Klan Kosova.

Ndërsa ai shtoi se mesazhi i protestat është i qartë, që më 16 shtator çlirimtarët të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Mesazhet tona do të jenë të qarta, që në kazamatet e Evropës janë duke u mbajtur njerëz të pafajshëm dhe shpresojmë që më 16 shtator të kthehen në shtëpitë e tyre”, u shpreh ish-ushtaraku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Nazmi Jusufi Për më shumë se dy shekuj, fuqia…