Protestë në Hagë në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së

03 prill 2023 | 10:23

Qindra qytetarë nga Kosova dhe diaspora janë mbledhur më sheshin Laan van Reagan en Gorbatsjov në Hagë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, të akuzuar kinse për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sheshi ndodhet rreth 3 kilometra larg Gjykatës Speciale të Kosovës ku më 3 prill ka nisur gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në mesin e protestuesve ka edhe pjesëtarë të diasporës nga Gjermania, Kroacia e Zvicra.

May be an image of 14 people, people standing and outdoors

No description available.

No description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, është deklaruar sërish i…