Protestohet para Kuvendit të Maqedonisë, kërkohet dorëheqja e Zaevit

30 shtator 2018 | 19:51

Një grup qytetarësh janë grumbulluar para Kuvendit të Maqedonisë dhe po protestojnë kundër Marrëveshjes me Greqinë.

Ata kanë vendosur një podium para Kuvendit dhe po mbajnë fjalime kundër referendumit të së dielës ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev.

Nga ana tjetër janë vërejtur forca të shtuara të policisë dhe kanë krijuar edhe një kordon para ndërtesës së Kuvendit, raporton “Alsat -m”.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë, Oiver Derkovski, gjatë një konferencë për media ka bërë me dije se deri në orën 18:30 kanë dalë për të votuar në referendum 34,00 për qind e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i famshëm T. I. ka publikuar këngën me titull…