Protestojnë amerikanët kundër ndihmës së ShBA-së për Izraelin, mbi 100 të arrestuar

24 prill 2024 | 08:47

Mbi 100 protestues pro-palestinezë që protestonin kundër mbështetjes amerikane për Izraelin u arrestuan jashtë shtëpisë së Chuck Schumer, udhëheqësit demokrat në Senatin e SHBA-së në Bruklin. Rreth 2,000 protestues u mblodhën pranë shtëpisë së Schumer ndërsa Senati u mblodh për të miratuar paketën masive të ndihmës që përfshin miliarda ndihmë ushtarake për Izraelin.

Protestuesit anti-izraelitë, përfshirë shumë pjesëtarë të organizatave aktiviste hebreje, u arrestuan pasi refuzuan të hiqnin bllokimin e trafikut në Grand Army Plaza.

Ata u arrestuan teksa qëndronin në këmbë ose ulur në rrugë me krahët e tyre të kryqëzuara ndërsa brohoritnin “Armëpushimi tani” dhe “Le të jetojë Gaza”.

Protesta kundër ndihmës amerikane për Izraelin në SHBA, mbi

Organizatorët e tubimit përfshinin Zërin Hebre anti-Zionist për Paqe (Jewish Voice for Peace), të majtën ekstreme IfNotNow dhe hebrenjtë për drejtësi racore dhe ekonomike.

Javët e fundit në Shtetet e Bashkuara ka pasur protesta të shumta pro-palestineze në disa nga universitetet kryesore të vendit. Universiteti Columbia i Nju Jorkut, lideri i protestave, njoftoi se për pjesën tjetër të semestrit studentët do të mund t’i marrin mësimet online dhe jo personalisht. Kjo, pasi shumë studentë hebrenj raportuan incidente antisemitiste dhe të tjerë shprehën shqetësimin për klimën e dhunës në kampus. Universitete të tjera në të gjithë vendin po përballen me një situatë të ngjashme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për medie. Konferenca…