Protestojnë punëtorët e Ferronikelit (foto)

24 shkurt 2022 | 12:42

Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” kanë protestuar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, për të kërkuar të drejtat e tyre.

Kërkesë kryesore e punëtorëve ishte që të ndërmerren veprime konkrete nga ana e qeverisë për kthimin në prodhim dhe kthimin e punëtorëve të Ferronikelit në punë, të cilët po vuajnë pasoja të rënda ekonomike nga kriza e gjatë.

“Pesë muaj pas ndërprerjes së prodhimit në fabrikë, qeveria në vazhdimësi ka neglizhuar kërkesat tona të natyrës urgjente, përkundër thirrjeve e lutjeve për ndihmë dhe dy protestave paqësore me numër të lartë pjesëmarrësish”, kanë deklaruar punëtorët.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se disa zona do…