Intervenohet në rrjetin e ujësjellësit, disa zona në Prishtinë mbesin pa furnizim me ujë

24 shkurt 2022 | 12:38

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se disa zona do mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas KRU-së, reduktimet do të janë deri në orën 17:00.

“Ekipet teknike gjatë ditës së sotme do të intervenojnë në rrjet, në një puset në lagjen ‘Tophane’ në Prishtinë. Si rrjedhojë e këtij intervenimi pa ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00-17:00 do të mbesin një pjesë e lagjes ‘Tophane’, rruga ‘Lidhja e Prizrenit’, rruga ‘Lidhja e Lezhës’, rruga ‘Sami Plakolli’, rruga ‘Ilir Konushevci’ dhe disa rrugica në afërsi të zonave”, njofton kompania

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zhvillimeve të fundit në kuadër të Ukrainës dhe Rusisë,…