Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave

22 dhjetor 2023 | 11:15

Sindikata e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar sot sërish para zyrave të KEK-ut.

Sipas sindikatës, kjo protestë vjen pas dështimit të marrëveshjes mbi ngritjen e pagave për punëtorët, raporton Ekonomia Online.

Sindikata e KEK-ut vlerëson se ngritja e pagave është e domosdoshme për mirëqenien dhe drejtësinë e punëtorëve, dhe paralajmëron hapa të tjerë sindikalë nëse nuk ka përmirësime konkrete në këtë drejtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit