
Protestojnë punëtorët e ‘Pastrimit’
19 maj 2025
| 10:59
Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave, “Pastrimi” kanë filluar një protestë para Komunës së Prishtinës.
Të njëjtit kërkojnë që të takohen me kryetarin e Prishtinës, Perparim Rama.
Ndërkohë, Rama ndodhet në një takim me përfaqësuesit e tyre të sindikatës.
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” më 14 maj ka ndërprerë grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, për shkak të siç kanë thënë ‘mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej dy milionë e shtatëqind mijë euro’.