Protestojnë sllovenët, ngrehin zërin kundër qeverisë dhe karantinës

28 prill 2020 | 09:19

Të hënën është protestuar në Slloveni kundër qeverisë dhe shtrirjes së karantinës për shkak të epidemisë së Koronavirusit. Siç raporton agjencia e lajmeve STA, protesta ka pasur në Lubjanë, Maribor dhe disa qytete të tjera më të vogla.

Protestat u organizuan nga një grup në “Facebook” i quajtur Rezistenca ndaj Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, e cila bën thirrje për normalizimin e vendit dhe dorëheqjen e kryeministrit Janez Jansha. Protestat u zhvilluan pa incidente, me policinë vetëm duke paralajmëruar pjesëmarrësit për të mbajtur distancë të sigurt mes vete.

Protestat e djeshme janë më të fundit në një seri protestash kundër punës së qeverisë që nga momenti i prezantimit të masave karantinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e njohur për shoqërinë kosovare…