Protestuesit vizatojnë simbole nacionaliste mbi autoblindën e policisë

29 maj 2023 | 11:19

Nga pamjet që vijnë nga qytetet e veriut të Kosovës shihet se protestuesit serbë po qëndrojnë rreth autoblindave të Policisë së Kosovës.

Marko Jakshiq ka publikuar fotografi në “Twitter” ku shihet se një autoblinde të Policisë i janë vizatuar simbole nacionaliste.

Mëngjesin e së hënës, grupe qytetarësh serbë janë mbledhur para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë.

Të premten, kryetarët e këtyre tri komunave hynë për herë të parë në objektet e komunave prej që janë zgjedhur. Hyrjen e tyre e mundësoi Policia e Kosovës, mes tensionesh dhe kundërshtimeve të turmave të qytetarëve që ishin mbledhur para komunave.

Aleatët perëndimorë të Kosovës dënuan “hyrjen me dhunë” të kryetarëve në komuna dhe kërkuan nga autoritetet që të tërhiqen. Qeverisë i ka reaguar edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protesta nga qytetarët serb në Zveçan po vazhdon edhe më…