Prova e lodhtë e Speciales, i kapet krerëve të UÇK-së për arrestimin e qytetarëve që veshën uniformën e policisë serbe

03 prill 2023 | 12:26

Sot (e hënë)  ka filluar procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.

E gjatë mbajtjes së seancës gjyqësore, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka prezantuar si provë një dokument të UÇK-së, në formë urdhri të dhënë.

Në atë urdhër është thënë se duhet që të arrestohen ata që kanë treguar lojalitet ndaj pushtuesit dhe janë uniformuar me veshje të policisë serbe.

“Urdhërohen komandantët e ZO të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të urdhërojnë forcat e rendit (PU) të UÇK-së që ti arrestojnë ata qytetarë që duke treguar lojalitet ndaj pushtuesit janë uniformuar me veshje të policisë serbe me çka kanë bërë tradhti ndaj popullit shqiptar”.

May be an image of text

Më tutje është thënë se njësoj do të veprohet edhe në të ardhmen për çdo qytetarë që implikohet  në çfarëdo  policie jashtë formacionit të UÇK-së, para dhe pasi të zgjidhet statusi politik i Kosovës.

Në fjalën e tyre para trupit gjykues të akuzuarit janë shprehur të pafajshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skitarja e kërcimeve së larti, Sophie Sorschag, ka pranuar të…