PSD-ja e bën qeverinë “zyrë të KEDS-it”

26 janar 2022 | 11:40

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur të mërkurën një aktivitet protestues para Qeverisë së Kosovës , duke vendosur një baner të KEDS-it në hyrje të objektit qeveritar.

Nol Nushi nga PSD-ja, ka thënë  se Qeveria Kurti i është nënshtruar totalisht një kompanie private siç është KEDS-i.

Ai është ankuar edhe për sjelljen e policisë, teksa PSD-ja është duke mbajtur aktivitetin protestues.

“Ishit dëshmitarë të një sjellje totalisht absurde nga rojet dhe policia e kësaj qeverie për një baner që është i letrës. E shihni nga çfarë aktiviteti frikësohet kjo qeveri, por s’kanë faj sepse janë totalisht të panikuar me vendimet që po i marrin dhe i janë nënshtruar totalisht një kompanie private siç është KEDS-i. Kjo nuk është zyrë e qeverisë që përfaqëson interesat qytetar, por është një zyrë e nënshtruar totalisht ndaj KEDS-it dhe KESCO-s”, ka thënë Nushi.

PSD-ja ka paralajmëruar një protestë për të shtunën, në lidhjen me shtrenjtimin e çmimit të energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë paralajmëruar se nuk e…