PSD-ja kërkon lirimin e aktivistëve, ofron dëshmi për dhunën dhe armët e përdorura nga policia

30 nëntor 2023 | 14:26

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur konferencë për medie, duke kërkuar lirimin e kryetarit Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistëve të kësaj partie.

Ata janë arrestuar gjatë protestës së PSD-së në kundërshtim të vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj, ka prezantuar disa fotografi ku sipas tij dëshmohet dhuna e përdorur nga Policia e Kosovës gjatë protestës.

Sipas tij, në arrestimin e aktivistëve përveç policëve është përfshirë edhe një person i sigurimit privat  të hotelit ku ka qëndruar Trendafilova.

Kukaj ka thënë se nuk janë përdorur armë nga aktivistët, por nga Policia e Kosovës.

Ai ka kërkuar nga prokuroria dhe policia që të merren për bazë faktet dhe të zbardhet e vërteta.

“Fillimisht asnjë zyrtar apo civil, përjashtim gazetarëve dhe aktivistëve nuk është i lënduar. Gjashtë aktivistë janë arrestuar. Sot janë në burg për arsyen e vetme që kanë protestuar. Pra, ne dje vetëm kemi shprehur kundërshtimin tonë ndaj një gjykatë që e cilësojmë të padrejtë për arsyeje që tashmë janë të njohura”, ka thënë Kukaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka fituar rastin dhe ka…