PSD-ja kërkon qasjes në dokumentacionin për Termocentralin ‘Kosova e Re’

15 korrik 2019 | 17:34

Partia Socialdemokrate (PSD), konsideron se procesi i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, vazhdon të përcillet nga mungesa e transparencës.

Sipas një reagimi të bërë përmes faqes zyrtare në “Facebook”, PSD-ja, vë në pah faktin se së fundi, “Balkan Green Foundation”, “Instituti GAP”, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore, të cilat me plot vëmendje e kanë përcjellë procesin e ndërtimit të TC “Kosova e Re” për vite me radhë, kanë shprehur shqetësimin pasi që iu është refuzuar qasja në dokumentet që lidhen me këtë proces.
Për këtë, kjo parti ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i Partisë Socialdemokrate përmes deputetit Dardan Sejdiu, sot ka nisur në adresë të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit të Zhvillimit Ekonimik, Valdrin Lluka, kërkesë për zbatim të Aktgjykimit A.nr.318/17 të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për lejimin e qasjes në dokumentacionin për Termocentralin “Kosova e Re”.

“Mos lejimi i qasjes në këto dokumente përbën degradim dhe ngushtim të vëllimit të lirisë së qasjes në informata të garantuara edhe me Ligjin për Qasje në Dokumentet Publike”, thuhet në reagimi e PSD-së, ku edhe është publikuar kërkesa e plotë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në një bisedë për “Gazetën…