PSD-ja mban aksion simbolik për dyvjetorin e qeverisë Kurti

14 shkurt 2023 | 11:49

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur të martën një aksion para ndërtesës së qeverisë me rastin e dyvjetorit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me mbi 50 për qind të votave.

Kjo parti, në këtë përvjetor, ka kritika ndaj qeverisë. Sipas PSD-së, qeveria ka premtuar se do të ndodhë diçka e jashtëzakonshme, por që në realitet nuk ka ndodhur asgjë.

“Rrahje gjoksi e rritje e mendjes; shumë fjalë, shumë numra, shumë shifra. Para dy vjetësh na thanë se ndodhi diçka e madhe, e jashtëzakonshme. A e dini çfarë ndodhi para dy vjetësh? Bash asgjë”, është thënë në reagimin e PSD-së.

Sipas PSD-së, në këtë gjysmë mandati, kjo qeveri nuk e ka pasur programin transformues.

“Edhe sikur ta zbatonte s’do të bëhej nami. Problemi është që këta as nuk kanë filluar. Nuk ia kanë bërë vijë”, është thënë në këtë reagim.

PSD-ja ka theksuar se qeveria aktuale ka premtuar ndërtimin e 160 çerdheve, dymijë banesave për çiftet e reja, pesëfishim të inspektorëve të punës e rregullim të shëndetësisë, por, sipas kësaj partie, qeveria nuk e ka realizuar asnjërën.

“I kanë premtuar 160 çerdhe të reja, por nuk është ndërtuar asnjë. Nuk ia kanë ba vijë. I kanë premtuar 2000 banesa për çifte të reja. Nuk kemi as gurthemel. Nuk ia kanë ba vijë. Kanë premtuar pesëfishimin e numrit të inspektorëve të punës. Nuk ia kanë ba vijë. Kanë premtuar rregullim të shëndetësisë. Kanë thënë s’do të ketë mungesë barnash, dhe do të fillojnë sigurimet shëndetësore. Nuk ia kanë ba vijë. Gjendja është veç më e rëndë”, është thënë në reagimin e PSD-së.

Më tutje, PSD-ja ka deklaruar se asgjë më keq s’ka mundur të ndodhë në ditën e të dashurisë sesa, sipas tyre, kjo gënjeshtër e madhe.

“Për ditën e dashurisë, për ata që dashurinë e dinë si ngjarje, ngjarja përcjellët me konsekuenca, ajo e ka subjektin e vet besnik. Kurrgjë ma keq s’ka mundur t’i ndodhë ditës së dashurisë se sa ky shpërfytyrim kolosal, kjo gënjeshtër e madhe”, është thënë në reagimin e partisë që drejtohet nga Dardan Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në vigjilje të 15-vjetorit të…