PSD-ja me aksion tek Ministria e Bujqësisë, ka një kërkesë për qeverinë

01 mars 2022 | 11:45

Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar të martën një aksion para Ministrisë së Bujqësisë.

Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet që sa më shpejtë të ndërhyjë duke ndihmuar bujqit me subvencione.

Krasniqi ka thënë se në gjendjen momentale bujqit nuk kanë llogari të mbjellin tokat sivjet.

“E kemi sjell plugun sot këtu për me i tregu Qeverisë së Kosovës më saktësisht Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që për bujqit e këtij vendi, sot nuk ka llogari me mbjell toka në Kosovë. E dimë që në kohë krizash edhe kur janë ato ndërkombëtare, qeveritë vendore janë këtu me i shpërnda ato kriza apo me e zhvendos barrën e asaj krize në mënyrë të barabartë apo me e lehtësuar atë krizë”, ka thënë ai.

Më tutje, Krasniqi ka thënë se Kosova rrezikohet që të mos ketë mbjellje të grurit këtë vit.

“Tashmë për bujqit tanë është krizë dhe tashmë rrezikohemi edhe për mbjellje të grurit që rrezikojmë edhe në vjeshte”, është shprehur Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësues U19 të Kosovës në futboll, Ramiz Krasniqi…