PSD-ja: Ndaj aktivistëve është përdorur dhunë e madhe

07 shtator 2021 | 11:49

Partia Socialdemokrate (PSD) ka bërë me dije se Policia e Kosovës ka përdorur dhunë të madhe gjatë arrestimit të tyre pas aksionit simbolik në konferencën në të cilën ka folur kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Kjo parti ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve: Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi.

“Sot, përgjatë raportimit të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, aktivistë të PSD-së, Lisjan Perolli dhe Bardh Ahmeti, zhvilluan aksion simbolik për të penguar rilegjitimimin e Gjykatës Speciale në misionin e saj për të tjetërsuar luftën çlirimtare të UÇK-së. Përgjatë aksionit simbolik jashtë konferencës për media, Policia e Kosovës përdori dhunë jashtëzakonisht të madhe ndaj aktivistëve duke i lënduar dhe i arrestuar ata. Gjykata Speciale është e padrejtë, prandaj ajo nuk mund të sjellë drejtësi. Si e tillë, nuk mund të lejojmë assesi që të rilegjimitohet në qetësi teksa tjetërson historinë tonë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi të cilët u arrestuan gjatë aktivitetit sot”, është thënë në reagimin e PSD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është mysafire e Anglisë sonte nga ora 20:45. Kjo…