Pse kaq pak? Pse vetëm 100 euro? Pse jo më shumë?
22 maj 2026
| 12:43
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili-Ahmeti, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë në detyrë për ndarjen e pagesave të njëhershme për kategori të ndryshme të qytetarëve, vetëm pak kohë para zgjedhjeve.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se: “Pse kaq pak? Pse vetëm 100 euro? Pse jo më shumë?”
“Ky pushtet s’ka pre shirita, as s’ka mbaru projekte. Lajmet qendrore s’na treguan asnjë zhvillim a investim, vetëm thashetheme e monologje të kryeministrit. Atëherë qytetarëve duhet me iu dhanë më shumë para, me i ndihmu me mbijetu. Ndërsa, Partisë Demokratike të Kosovës votën, për t’ia bërë #StopKrizës , dhe kthyer Kosovën në binarët e një shteti dinjitoz për qytetarët”, ka shkruar Ismaili-Ahmeti.



