Pse sipas Lutfi Hazirit, Vjosa Osmani do të kthehet në LDK?!

25 shkurt 2021 | 20:45

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, po shprehet i bindur se Vjosa Osmani do të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Kjo për shkak se, siç thotë ai në një intervistë për Gazeta Blic, Osmani të vetmen shtëpi politike e ka LDK-në.

Haziri tha se është duke u konsultuar me kolegët e tij nga partia dhe se këto ditë pritet ta marrë vendimin përfundimtar, se a do t’i hyjë garës për kreun e LDK-së.

Në këtë intervistë Haziri foli edhe për sfidat që e pret kryetarin e ri të LDK-së, kushdo qoftë ai.

Tha se duhet unifikim më i madh se asnjëherë më parë, për të dalur mirë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i LDK-së, Naser Rugova, ka vazhduar sulmet e tij…