PSG-ja dëshiron yllin e Napolit

14 qershor 2019 | 16:35

Paris Saint-Germain, duke parë pasiguritë që ekzistojnë për të ardhmen e Neymar dhe Mbappe, është vënë në kërkim të një sulmuesit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, francezët i kanë kthyer sytë nga Italia.

Kampionët e Francës duan të marrin Lorenzo Insigne nga Napoli, me presidentin De Laurentiis që kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë. Gjithsesi, vlera aktuale e lojtarit në merkato është 60-65 milionë euro dhe menaxheri i tij, Mino Raiola, do të takohet me klubin “axurr” për të folur për të ardhmen e  Insigne-s.

Futbollisti nuk do të ishte kundër një transferimit te PSG, ku do të ribashkohej me Marco Verratti-n, shoku i tij i skuadrës te Pescara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali do t`i kërkojë 10.6 milionë funte nga secili klub…