PSG-ja fiton me lehtësi ndaj Angers, por Marseille i mohon festën e titullit

20 prill 2022 | 23:10

Paris Saint-Germain ka arritur një fitore të thjeshtë 3-0 ndaj Angers, por nuk mundi të festonte titullin,pasi Marseille mori tri pikë në takimin e raundit të 33-të.

Ggolat për parizienët u shënuan nga Mbappe në minutën e 28-të, Ramos në minutën e 45+1, teksa Marquinhos vulosi rezultatin e kësaj sfide në minutën e 77’. Pas kësa përballje PSG shkon në kuotën e 77 pikëve dhe qëndron në krye të renditjes, ndërsa Angers qëndron në vend të 14-të me 34 pikë.

Marseille përmbysi rezultatin ndaj Nantes dhe vijon të jetë matematiksht në garë për trofeun e Ligue 1. Marsejezët fituan me rezultatin 3-2 ndaj Nantes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus-Inter është finalja e këtij sezoni në Kupën e Italisë.…