PSG-ja fiton me përmbysje ndaj Angersit

15 tetor 2021 | 23:17

Paris Saint Germain triumfoi me përmbysje 2-1 ndeshjen e radhës në kampionat përballë Angers, edhe pse në fakt mes shumë polemikash.

Angelo Fulgini zhbllokoi rezultatin në minutën e 36-të pas një kundërsulmi perfekt. Ndonëse e mbyllën pjesën e parë në disavantazh, ekipi nga kryeqyteti nuk mund të lejonte një humbje të dytë radhazi në Ligue 1 pas asaj nga Rennes.

Danilo barazoi rezultatin në minutën e 69-të me një goditje të bukur me kokë. Në fundin e ndeshjes, parisienët fituan një penallti pas një kontakti të dyshimtë të topit me dorë, që u vlerësua si 11-metërsh. Nga pika e bardhë Mbappe nuk do të gabonte. PSG merr kryesimin me 27 pikë 9 më shumë se Lens.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën…