PSG-ja gjen zëvendësuesin e Mbappes

18 maj 21:33

Paris Saint-Germain raportohet të jetë skuadra favorite për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane këtë verë.

E ardhmja e 30-vjeçarit në “Anfield Road” kohët e fundit është vënë në pikëpyetje, pasi ai së shpejti do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ende nuk kanë nisur bisedimet ndërmjet palëve për vazhdimin e saj.

Bayern Munihu mësohet se ka zhvilluar bisedime me agjentin e lojtarit, ndërkohë që edhe Barcelona është vlerësuar si skuadër, e cila ka interes për lojtarin senegalez.

Megjithatë, gazetari gjerman Christian Falk pretendon se PSG është skuadra favorite për të nënshkruar me Manen, nëse sulmuesi vendos të largohet nga Liverpooli.

Falk shton se kampionët e Ligue 1 kanë interesim të fortë për Mane dhe kjo është arsyeja pse sulmuesi aktualisht heziton të zgjasë kontratën e tij me “Reds”.

Mane ka qenë një figurë integrale në skuadrën e Jurgen Klopp këtë sezon, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë pesë asistime në 49 paraqitje në të gjitha garat. Ai shihet si lojtari ideal që mund të marr vendin e Kylian Mbappes, për të cilin raportohet se do të kalojë te Real Madridi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-përfaqësuesi politik i UÇK’së, Bardhyl Mahmuti në emisionin Pressing në…