PSG-ja i shpërblen me para mbi 700 punëtorë të klubit për suksesin historik në Champions

14 prill 2026 | 15:54

Paris Saint-Germaini nuk i harron kurrë ata që kontribuuan në suksesin historik të sezonit të kaluar.

Gjiganti francez në fakt ka vendosur t’i shpërblejë krejt punëtorët për triumfin në Ligën e Kampionëve, ku e kishte mposhtur në finale Interin.

Parisienët në fakt kanë vendosur t’i shpërblejnë mbi 700 punëtorë me një bonus prej 5 140 euro secilin për ta festuar sezonin historik 2024/25, raporton medium francez “L’Equipe”.

Në fakt, ky bonus është ndarë në dy këste: pagesa e parë nga 4 500 euro  dhe pjesa tjetër 640 euro.

Këtë e bëri të ditur drejtori i përgjithshëm i klubit parisien, Victoriano Melero.

Ky është një shpërblim për angazhimin e të gjithë ekipit administrativ dhe operativ, jo vetëm të ekipit të futbollit.

Falë rritjes komerciale dhe sukseseve në fushën e blertë, klubi parisien së fundmi e ka arritur buxhetin rekord prej 837 milionë eurosh.

Në këtë rast, rreth 4 milionë prej tyre u ndanë për t’i shpërblyer punëtorët e klubit.

PSG-ja është njëri prej klubeve që qëndrojnë më së miri financiarisht në Evropë. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar pasi është…