PSG-ja ia ofron Mbappes shiritin e kapitenit

03 prill 2022 | 13:26

Paris Saint Germain (PSG) i kanë ofruar Kylian Mbappes shiritin e kapitenit të ekipit, vetëm për ta bindur që të qëndrojë edhe më tej në “Parc des Princes”.

Kylian Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në qershor të këtij viti dhe bisedimet për rinovim kanë ngecur që nga gushti i vitit të kaluar.

E ardhmja e Mbappes duket të jetë shumë larg Parisit, sipas të gjitha spekulimeve, ai do të luajë në ‘Santiago Bernabeu’ sezonin e ardhshëm.

Ekipi francez nuk duan që 23-vjeçari të largohet, andaj kanë provuar edhe një mundësi për ta bindur lojtarin të qëndrojë.

Sipas “L’Equipe”, Paris Saint Germain, i kanë ofruar Mbappes shiritin e kapitenit, për t`i treguar atij rëndësinë që ka francezi në ekip.

Aktualisht kapiten i ekipit francez, është braziliani Marquinhos.

Mbetet të shihet në fund të sezonit, se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e yllit nga Franca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski duket se ka pranuar të transferohet drejt Barcelonës.…