PSG-ja kërkon 30 milionë euro për Donnarumman

12 gusht 2025 | 12:01

Portieri italian i PSG-së, Gianluigi Donnarumma pritet të largohet nga skuadra franceze këtë verë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm. PSG-ja, tashmë ka ndërmarrë veprime në këtë drejtim pasi ka caktuar çmimin për portierin italian, të cilin e ka nxjerrë në shitje.

Për kartonin e Donnarummas, ekipi francez po kërkon të paktën 30 milionë euro kurse interesim për shërbimet e tij, tashmë kanë shfaqur Manchester Unitedi, Chelsea e Manchester City.

Te PSG-ja, tashmë nuk llogaritin në Donnarumman, të cilin nuk e kanë përfshirë në listën për ndeshjen e Superkupës së UEFA-s kundër Tottenhamit, që luhet të mërkurën mbrëma në Udine. 26-vjeçari prej vitit 2021 është pjesë e skuadrës franceze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se i dyshuari kryesor…