PSG-ja kërkon të “blindojë” Mbappen

26 tetor 2020 | 20:22

Real Madridi e ndjek prej kohësh dhe nuk humbet asnjë rast për ta joshur Kylian Mbappen.

Në krye të listës së blerjeve të klubit “los blancos” të gjitha pritshmëritë e shohin atë në Madrid duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Që kjo të mos ndodhë, PSG-ja ka nisur kundërsulmin për të “blinduar” të ardhmen e atij që konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror. Sipas “L’Equipe”, drejtori sportiv i klubit parizien, Leonardo, ka shtuar takimet me përfaqësuesit e futbollistit. Kontrata e Kylian Mbappes me kampionët francezë skadon në vitin 2022. PSG-ja kërkon ta zgjasë atë të paktën edhe për tri vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitore Bytyçi shpall të pavlefshme diplomen fakultetit të shkencave kompjuterike,…