PSG-ja largon 11 futbollistë

16 korrik 2025 | 14:36

Humbja e thellë 3-0 ndaj Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube ka sjellë pasoja të rënda te Paris Saint-Germain. Sipas “Le Parisien”, kampionët e Francës po planifikojnë një “pastrim” të thellë në skuadër, me 11 lojtarë që pritet të largohen gjatë kësaj vere.

Në listën e parë të të larguarve bëjnë pjesë Milan Skriniar, Nordi Mukiele, Carlos Soler, Marco Asensio dhe Randal Kolo Muani, të gjithë emra që nuk janë më pjesë e planeve të trajnerit Luis Enrique dhe që kanë qenë në huazim. Por “revolucioni” nuk ndalet me kaq. Edhe futbollistë si Gabriel Moscardo, Lucas Hernandez, Lucas Beraldo, Kang-in Lee dhe Gonçalo Ramos janë në listën e pritjes, nëse vijnë ofertat e duhura për ta. Dilema më e madhe në kampin parisien mbetet portieri Gianluigi Donnarumma.

Kontrata e italianit skadon në verën e vitit 2026 dhe deri tani nuk ka sinjale për rinovim. PSG nuk dëshiron të rrezikojë largimin e tij si lojtar i lirë dhe është gati ta shesë këtë verë, sidomos duke parë interesin nga klube si Chelsea dhe Manchester City. Nga ana tjetër, vetë Donnarumma ka shprehur dëshirën për të qëndruar edhe sezonin e ardhshëm në Paris, por është ende i paqartë për një zgjatje të marrëveshjes.

Te PSG duket se po fryn era e ndryshimit, me drejtuesit që synojnë të riformatojnë skuadrën për sezonin e ri, pas dështimi në arenën ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka…