PSG-ja largon Jesen

07 dhjetor 2020 | 11:19

Pas katër vjetësh e gjysmë ka ardhur momenti i ndarjes mes PSG-së dhe Jese Rodriguez, prej kohësh i ndarë në shtëpi dhe kurrë në planet e trajnerit Thomas Tuchelit.

Klubi francez nëpërmjet një komunikate ka bërë me dije se ka zgjidhur në mirëkuptim me lojtarin kontratën që i lidhte palët deri më 30 qershor 2021.

Sipas shtypit francez, ky vendim nuk është marrë për probleme që janë verifikuar jashtë fushës, pavarësisht prej pjesëmarrjes së Jeses kohët e fundit në një “reality show” nëpërmjet telefonit nuk është pëlqyer shumë nga klubi. Lojtari dhe klubi kishin vendosur të ndaheshin pas katër vjetësh e gjysmë të kaluara më shumë në huazim nëpër Evropë, me përjashtim të disa paraqitjeve të rralla në Paris. Jese gjatë këtyre katër vjetëve e gjysmë ka veshur fanellat e Las Palmas, Stokes, Betisit dhe Sportingut. Ai u transferuar te PSG-ja nga Real Madridi për 25 milionë euro në 2016-n.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi fitoi me rezultat 0-1 në fushën e Sevillas.…