PSG-ja me fitoren në ‘Old Trafford’ rihap betejën për kualifikim, fitojnë Juve dhe Barça

02 dhjetor 2020 | 22:59

PSG-ja ka lënë gjithçka të hapur në lidhje me kualifikimin për në raundin tjetër. Parisienët fituan 3-1 në Manchester kundër United, teksa tashmë ka të njëjtën kuotë pikësh me ta dhe Leipzig.

Neymar zhbllokoi sfidën që në minutën e 6-të me Neymar, ndërkohë që kundërpërgjigja do të vinte nga Rashford në minutën e 32-të. Në fraksionin e dytë Marquinhos gjeti dhe golin e dytë për skuadrën e Tuchel, ndërkohë që vendasit mbetën me një lojtar më pak pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Fred. Në shtesë Neymarin realizoi edhe golin e tretë.

Juventus dhe Barcelona i fituan me lehtësi 3-0 sfidat e tyre në Grupin G. Te bardhezinjtë ndaj Dinamo Kiev shkëlqeu Chiesa, i cili do të shënonte në minutën e 21-të, ndërkohë që më pas do të jepte dy asistë. Ronaldo shënoi golin e dytë, i 750-ti në karrierë, ndërkohë që nuk do të mungonte as Morata, i cili realizoi të tretin në minutën e 66-të.

Me të njëjtën rezultat Barcelona mposhti Ferencvaros. Griezmann, Braithëaite dhe Dembele me penallti ishin autorët e golave për skuadrën spanjolle, që la sërish pushim Messin në këtë ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarja e Nismës Socialdemokrate, Valdete Bajrami, ka thënë në emisionin…