PSG-ja mposhti Nicen

20 shtator 2020 | 15:20

Skuadra e Paris Saint Germain ka shënuar fitore ndaj Nices (0-3).

Në këtë ndeshje u rikthye të luajë edhe Kylian Mbappe, i cili edhe hapi serinë e golave, duke u treguar i saktë nga penalltia, në minutën e 38’ të takimit. Pak para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pauzën 15 minutëshe, Angel Di Maria shënoi për 0:2, për t’i dhënë më shumë qetësi skuadrës së tij.

Rezultatin final të takimit e vulosi Marquinhos, 25 minuta para fundit. Me këtë fitore, PSG shkon në gjashtë pikë pas katër ndeshjeve, duke regjistruar 2 humbje dhe 2 fitore. Nice mbetet po ashtu me gjashtë pikë, me rekord të njëjtë sikur PSG.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AKR-së, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli,…