PSG-ja nuk e shet Cavanin

31 korrik 2018 | 17:12

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, e ka përjashtuar mundësinë e largimit të sulmuesit Edinson Cavanit nga klubi francez këtë verë.

Javën e kaluar u raportua se sulmuesi uruguaian dëshironte t’i bashkohej Real Madridit, të cilët e kërkonin për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

“Kam folur me Cavanin dhe ai nuk më ka thënë asgjë rreth largimit. Ai ka thënë se mezi po priste të na bashkohej dhe se dëshiron të fitojë gjithçka me skuadrën tonë. Ai është lojtar kyç për ne dhe nuk e mendojmë ta shesim”, ka thënë Tuchel.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miq, shokë dhe dashamirë u mblodhën të martën në Prishtinë…