PSG-ja nuk është e interesuar për Ronaldon

08 dhjetor 2022 | 13:31

Cristiano Ronaldo është futbollist pa kontratë dhe e ardhmja e tij ende mbetet e paqartë. Presidentit të PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka mohuar interesimin e skuadrës franceze për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Tre lojtarët që ne kemi [Lionel] Messi, Neymar dhe [Kylian] Mbappe, është shumë e vështirë, por unë i uroj gjithë të mirat atij. Ai është fantastik dhe ende është një lojtar i mahnitshëm”, ka thënë Al Khelaifi për “Sky Sports”.

Ronaldo përfundoi marrëveshjen me Manchester United, derisa interesim për shërbimet e tij ka shfaqur klubi nga Arabia Saudite, Al-Nassr. Për këtë të fundit, portugezi e ka mohuar mundësin që t’i bashkëngjitet për faktin se synimi i tij është që ende të luajë në Evropë dhe Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari i Bashkimit Evropian (BE) për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver…