PSG-ja ofron 15 milionë euro për Ramosin

27 janar 2021 | 11:20

Kampionët e Francës janë të etur ta transferojnë kapitenin e Real Madridit gjatë këtij afati kalimtar.

PSG-ja i ka ofruar Sergio Ramosit kontratë trevjeçare me një pagë vjetore prej 15 milionë eurosh.

Real Madridi i ka ofruar spanjollit 34-vjeçar vetëm kontratë dyvjeçare gjë të cilën ende nuk e ka pranuar qendërmbrojtësi.

Ramosi me madrilenët ka kontratë deri në verën e këtij viti, ndërsa aktualisht është i lënduar. Ai këtë edicion ka luajtur 18 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me një asistim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ftohti ekstrem që ka mbuluar Kazakistanin, me temperature deri…