
Xhiroja e parafundit me ndeshje interesante
Xhiroja e 35-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në fundjavë në kohë të njëjtë. Pesë ndeshjet e elitës së futbollit të Kosovës zhvillohen të shtunën nga ora 16:00. Kjo është xhiroja e parafundit, ndërsa Drita tashmë e ka siguruar titullin e kampiones, derisa vazhdon garat për daljen në garat evropiane dhe mbijetesë. Vëmendja do të jetë në derbin e skuadrave nga qyteti i Gjilanit, Gjilanit dhe Dritës, ndërsa drejtësinë në këtë sfidë e ndan Genc Nuza.
Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Suharekë, ku Ballkani e pret Llapin që kërkon tri pikë për të mos rrezikuar mbetjen në barazh.
Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo në mes të Malishevës dhe Suharekës, e cila zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”. Vendësit kërkojnë pikë për ta ruajtur pozitën e tretë, kurse suharekasit do t’i kërkojnë pikët me shpresë për të ikur nga zona e barazhit.
Dukagjini e pret Ferizajn në një ndeshje që nuk kanë rëndësi të madhe pikët, kurse Feronikeli ’74, që tashmë ka rënë nga elita, e pret Prishtinën. Kryeqytetasit do të tentojnë t’i marrin tri pikët e plota në mënyrë që të largohen edhe me shumë nga pozita e poshtme e renditjes tabelore.
Superliga / Java e 35-të
Të shtunën takohen:
Dukagjini – Ferizaj
Malisheva – Suhareka
Ballkani – Llapi
Gjilani – Drita
Feronikeli ’74 – Prishtina
/Epoka e re/