PSG-ja planifikon shkarkimin e Tuchelit, ky pritet të jetë trajneri i ri

21 tetor 2020 | 13:55

Për momentin është trajneri më i kërkuar nga ekipet e mëdha. Në Itali flitet shumë për një kalim të mundshëm te Roma dhe Lazio, ndërkohë që në Angli janë Manchester United dhe Chelsea që kanë shfaqur interes. Po flasim për Max Allegri, i cili shumë shpejt mund të rikthehet në krye të një ekip.

Në fakt në orët e fundit destinacioni më i mundshëm është Parisi. Leonardo gjithmonë ka qenë një mbështetës i tij për shkak të aventurës shumë pozitive te Juventusi. Raporti mes Tuchel dhe drejtorit sportiv të parisienëve është gjithnjë e më i tensionuar, pas humbjes kundër Manchester United.

PSG-ja është në kërkim të një trajneri me eksperiencë që është i aftë që të menaxhojë një grup shumë cilësor futbollistëve. Allegri shihet si trajneri perfekt për situatën që po kalon klubi francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në…